INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një foto e dorës, si do të gjurmohen kriminelët

Një foto e dorës, si do të gjurmohen kriminelët

Publikuar më: 13:38 14-02-2019

Autoritetet shumë shpejt do ta kenë më të lehtë të gjurmojnë dhe të kapin kriminelët. Shkencëtarët janë duke punuar me një pajisje teknologjike e cila do të jetë e aftë të zbulojë personat e rrezikshëm thjesht duke u bazuar tek një foto e duarve.

Celësi i anës biometrike për të identifikuar një individ është kombinimi i damarëve, rrudhat e lëkurës, shenjat apo dhe tatuazhet.

Teknika të tilla duke u bazuar në imazhet e duarve janë përdorur edhe më parë në gjykata për të identifikuar ata që kanë abuzuar me fëmijët.

Ndërsa projekti i ri do të kombinojë elementët biometrikë sic janë gjurmët e gishtërinjve në mënyrë që të arrihet tek identiteti i personit i konsideruar i rrezikshëm.

Kjo lloj teknologjie kaq e gjerë nuk është përdorur asnjëherë më parë dhe në të janë përfshirë specialistë të fushave të ndryshme anatomistë, antropolgë, teknicienë dhe ekspertë të gjenetikës. Të gjithë janë duke punuar për të krijuar sistemin i cili mendohet se do të gjurmojë kriminelët duke u bazuar tek fotot e duarve.

Ekspertët theksojnë se dora ruan dhe shfaq dallime anatomike për shkak të gjenetikës, zhvillimit, mjedisit, kështu që duart e secilit janë të ndryshme.

Një teknikë e tillë mund të përdoret në kontrollet kufitare, apo edhe gjatë hetimeve ndaj organizatave kriminale. Projekti i ndërmarrë nga Universiteti Lancaster në Britani dhe Universiteti Dundee në Skoci pritet të përfundojë brenda 5 vitesh.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262