Mbretëresha e Britanisë, Elisabeta e II ka postuar për herë të parë në Instagramin zyrtar të familjes mbretërore, një letër të shekullit të 19 nga Arkivat Mbretërore.
Mbretëresha nuk ka mundur ti rezistojë tundimit të përdorimit të rrjeteve sociale, ndërsa foto e postuar prej saj ka thyer rrjetin me mijëra 'like' e komente.
Letra daton në vitin 1843 dhe i drejtohej stër-stër-gjyshit të saj, Princ Albertit, ndërsa është shkruar nga shpikësi dhe matematikani Charles Babbage, i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve.
'Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram', ka shkruar nën foton e postuar Mbretëresha Elisabeta e II.