INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Një fundjavë ndryshe në Dajt

Publikuar më: 18:49 09-01-2017

Fundjavë dhe dëborë.Në këtë kombinim përfekt qytetarët i janë drejtuar malit te Dajtit për t`u argëtuar sebashku me familjët e tyre.

Asgjë nuk I ka mbajtur kryeqytetasit larg bardhësisë së malit të Dajtit. As edhe paralajmërimet se duhet të evidetojnë ekskursionet për te shkak te rrezikut te rruges nga bora dhe ngricat.
Janë të shumtë personat që në fundjavën e tyre zgjedhin Dajtin për të kaluar më shumë kohë me femijët. Për disa udhëtimi me teleferik që zgjat vetëm 15 minuta, ka qënë zgjidhja e kësaj fundjave. Të tjerë kanë guxuar të marrin rrugën automobilistike që zgjat më shumë por edhe ofron nje shetitje më të bukur mes borës që ka mbuluar gjithcka
në këto ditë të ftohta natyra është e vetmja alternative argëtimi për familjet.
Me të arritur në malin e Dajtit të gjithë përfshihen në lojën me topa bore, bëjnë foto apo një udhëtim me kalë në fushën që zbardh.
Dajti është gjithmonë një zgjedhje e mirë, aq më tepër kur ofron pamje shplodhese të borës që për kryeqytetasit vazhdon të mbetet një ngjarje e rrallë.

Article Logic
Execution time: 0.0035769939422607