“Më telefonoi, më tha se do të paguajë ushqimin për të gjithë fëmijët e varfër që nuk mund të paguajnë mensën, për një vit të tërë” është kjo përgjigja që futbollisti i Interit Candreva i tha kryebashkiakut të provincëz Minerbe, Andrea Girardi.
“U mallëngjeva nga zëri i tij dhe interesi që tregoi. Donte të dinte dhe sa fëmijë të tjerë janë në gjendje jo të mirë dhe nuk kanë mundësi të hanë në mensë. Ai donte të dinte në mënyrë që të paguante të gjitha. Po bëjmë llogaritë dhe do t’ja tregojmë në ditët në vijim” u shpreh kryebashkiaku.
Mediat italiane shkruanin një ditë më parë se si një fëmijë jo-italian, por që frekuentonte shkollën në Verona, nuk mund të hante në mensë, pasi prindërit nuk mund të paguanin. Pas publikimit të lajmit futbollisti i Inter, Antonio Candreva ka vendosur të paguajë kuotën e vogëlushes por të gjithë fëmijëve që nuk munden.