INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një gabim i Tidal i kushton miliona Riri-t

Një gabim i Tidal i kushton miliona Riri-t

Publikuar më: 11:31 01-02-2016

Sa besim mund të ketë Rihanna tek Tidal?

Një gabim në sistemin kompjuterik të sajtit në pronësi të Jay Z, i ka shkaktuar Rihannës shumë humbje. Edhe pse ANTI u publikua dy ditë përpara kohe, me vendim të vetë këngëtares, ky projekt i 8-të, u lejua të shkarkohej falas. Gjatë 15 orëve të para të publikimit, albumi u la të merrej falas duke grumbulluar një total prej 1.4 milionë shkarkimesh. Shifër e cila nuk do të matet nga Billboard kur të llogaritet suksesi i këtij albumi. Fatkeqësisht kjo nuk është konkurrencë e pastër!

Përveç Tidal, hitbërësja e Umbrella, lidhi një kontratë edhe me Samsung, duke lejuar kështu një numër të limituar shkarkimesh falas përmes pajisjeve të tyre celulare.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0020420551300049