Eljo Hysko njihet nga të gjithë qarqet politike dhe të aktivizmit rinor si kryetari i Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, por për publikun e gjerë ai mund të njihet edhe si vëllai i moderatorit dhe producentit të famshëm Turjan Hyska.
Dhe tek të gjithë prisnim lajmin e një bebushi të vogël nga moderatori, mesa duket në “InstaStory-n” e tij gjendet një foto e vëllait të tij ku shkruhet “Krenar” në anglisht.
Pas marrjes së drejtimit të forumit rinor në vitin 2016, Eljo tashmë ka bërë hapin e madh të karierrës së tij dhe ne të intv.al kemi mësuar se në ditën e sotme ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, për të marrë mandatin e deputetit, ndërsa nesër pritet të bëjë betimin.
Vetëm 26 vjeç, Eljo bëhet zyrtarisht një nga deputetët më të rinj në parlament nga forcat e Partisë Socialiste dhe Turjani nuk mund të ishte më krenar për të.