INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime”, ja fjalët prekëse që shkruan e ëma e Bjordit për Adelajdën

“Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime”, ja fjalët prekëse që shkruan e ëma e Bjordit për Adelajdën

Publikuar më: 07:10 30-10-2017

Humbja e jetës së gazetares Adelajda Xhamani ditën e djeshme ishte një ngjarje e dhimbshme që bashkoi reagimet dhe keqardhjet e shumë personave.

Së fundmi ka reaguar me fjalë prekëse dhe mamaja e Bjordit ish-partneri i Adelajdës.

Antoneta Nushi, e cila aktualisht jeton në Itali ka dedikuar një mesazh prekës moderatores dhe gazetares së njohur, e cila u nda nga jeta dje për shkak të një arresti kardiak.

Kujtojmë që Bjordi dhe Adela u dashuruan në spektaklin e Big Brother Albania vite më parë, dhe ishin një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar.

Ja dhe mesazhi i Antoneta Nushit:

Me dhimbjen që nuk ma përballon shpirti, po të shkruaj e dashura Adelajda..

Ti hyre në jetën tonë, me çiltërsinë tënde,dhe le aty vetëm dashuri....

Ishe një nga krijesat më speciale dhe më korrekte që kam njohur deri tani dhe do të mbetesh gjithmonë në shpirtin tim si modeli i vajzës së vertetë Shqipëtare..

Një gjë nuk e bëre mirë zemra ime....nuk mendove për mamin tënd që të kishte piķë të dobët,e siç e thërrisje ti (mbretëresha ime)

Nuk dua ta besoj akoma ikjen tënde kështu pa pritur,por jam e bindur,qě zoti të cilin ti e besoje dhe e doje shumë, të përzgjodhi per vehten e tij.

Sigurisht atje në parajsë do te shkëlqesh si një YLL dhe do të jesh Engjëlli më i bukur dhe më i vlefshëm..

I pa harruar kujtimi yt....

Të puth fort.

Adelajda Xhamani 

Article Logic
Execution time: 0.0048050880432129