Viti i fundit i gjimnazit, ose matura, është një nga vitet më të rëndësishme shkollore sepse aty vendoset në një farë mënyrë e ardhmja e nxënësve, por siç duket një gjimnazist në Shqipëri e paska zgjedhur që në fillim të vitit shkollor profesionin e tij.
Besojeni ose jo, por ai pëlqen të bëhet “Spacciatore”, përkthyer në shqip, shpërndarës droge. Të paktën kështu ka shkruar në detyrat e tij të klases në lidhje me temën “Cila është puna që ju pëlqen të bëni dhe pse?”.
Edhe pse e ka shkruar gabim “SPLACATORE” siç duket në këtë foto që po qarkullon në rrjetet sociale, të paktën e di kuptimin dhe për të është një biznes që mund t’i plotësojë të gjitha dëshirat në jetë.
Maturanti në fjalë e ditka mirë si funksionin ky biznes pasi i pëlqen të jetë dora e parë dhe të tjerat në vazhdim. Me siguri do të aplikojë në një nga universitetet e Holandës në të ardhmen!