Arda Turan njihet si një nga lojtarët më problematikë në historinë e futbollit turk. Ai ka shkaktuar goxha trazira në historinë e tij dhe sherri i fundit në një lokal nate në Turqi e detyroi të merrte një gjobë të majme dhe rrezikun për 12 vite burg.
Përveç kësaj, Prokuroria e Stambollit tashmë ka nisur një hetim mbi futbollistin e njohur turk, pasi ka dyshime se është i lidhur me grupin gylenist që tentoi grushtin e shtetit në vitin 2016.
Për më tepër lajme, foto dhe video intersante na ndiqni në INSTAGRAM tek insports.al