INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një gjumi i mirë dhe zgjim i freskët në mëngjes?! Ja kush është sekreti

Një gjumi i mirë dhe zgjim i freskët në mëngjes?! Ja kush është sekreti

Publikuar më: 21:02 04-05-2018

Nëse dëshironi të mos keni probleme me gjumin, atëherë duhet ta filloni një aktivitet pas pune.

Sipas një studimi të ri, mosgjetja e kohës për ta pushuar mendjen nga puna është gjëja e cila na ndalon të flemë mirë.

I publikuar në ‘American Psychological Association’s Journal of Occupational Health’, hulumtimi ka konstatuar se një pushim pas pune dhe kryerja e ndonjë aktiviteti është çelësi për gjumë të mirë.

Kjo mund të jetë diçka e vështirë nëse keni fëmijë apo punoni në dy vende, por për një gjumë të thellë e kualitativ është e domosdoshme ta qetësoni mendjen.

Prandaj ata rekomandojnë që pas pune të pushoni mendërisht dhe të merreni me ndonjë aktivitet, siç është vrapi apo thjesht të takoheni me miqtë për kafe.

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539