Mund të ishte e çuditshme që të shihte ish të dashurën e tij Emma Stone të kthehej në mbretëreshën e natës në Golden Globes.
Por “fatmirësisht” Andrew Garfild kishte pranë një mik si Ryan Reynolds i cili iu gjend në këtë moment të vështirë. Nuk e dimë nëse veprimi i tij i ka rregulluan ndopak punë por duhet thënë se ka rrëmbyer për pak çaste vëmendjen nga yjet e mbrëmjes, Stone dhe Gosling. Reynolds është puthur me yllin e “The Amazing Spider Man” në atë që ishte një lëvizje shokuese për këdo. Kujtojmë se të dy janë qartësisht heteroseksuale (Reynolds ka dy fëmijë me Blake Lively ndërsa Garfield ka qenë i lidhur me Emma Stone) dhe kjo ishte një kërkesë e qartë për vëmendje. E arritën...por çfarë fituan?