Klea Huta dhe Elgit Doda janë padyshim një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar.
Historia e tyre e dashurisë është një nga më të bukurat dhe nga të paktat që mund të quhet e vërtetë.
Çifti preferon që në rrjete sociale të ndajnë shumë momente nga jeta e tyre jo vetëm private, por edhe profesionale. Ata nuk kanë aspak komplekse edhe kur bëjnë shaka me njëri-tjetrin.
I tillë ka qenë edhe rasti i fundit ku, Klea ajo që ka publikuar një foto të një pellushi gorille dhe pranë saj ka shkruar: 'Sa i bukur je o shpirt' dhe ka etiketuar Elgitin.
Nga ana tjetër Elgiti e ka ripostuar këtë foto dhe pranë saj i ka kthyer përgjigje Kleas duke i thënë se edhe ajo është shumë e bukur, duke shkaktuar kështu shumë të qeshura tek ndjekësit.