Një shtetase femër e moshës 42 vjeçare është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 700.000 lekësh një bashkëfshatares së saj në fshatin Çarshovë, Përmet.
Sipas policisë shtetasia M.M, 42-vjeçe akuzohet se “në datën 30.07.2017 ka vjedhur një shumë 700.000 lekë në banesën e shtetases D.M, 67 vjeçe, banuese në fshatin Çarshovë Përmet.”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale Vjedhje të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.