INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një grua i shpëton Vettingut. Prokurorja konfirmohet në detyrë

Një grua i shpëton Vettingut. Prokurorja konfirmohet në detyrë

Publikuar më: 08:28 06-06-2018

Një tjetër grua nga organet e drejtësisë ka mundur të dalë e pastër nga verifikimi i institucioneve të pavarura. Në orët e para të ditës së sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë Prokuroren në Prokurorinë e Përgjithshme, Anila Leka.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Firdes Shuli , Roland Ilia dhe Suela Zhegu.
Nga hetimet e Komisionit të Pavarur të kualifikimit rezultoi se Anila Leka rezultoi e pastër bazuar në tre kriteret e përcaktuara nga ligji pasuria, integriteti dhe profesionalizmi.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit:
“Pasi zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ duke u bazuar nga të 3 kriteret e përcaktuar nga ligji dhe pasi dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën e datës 4 i 6 të 2018, e konsideron të përfunduar procesin e rivlerësimit. Në përfundim të seancës trupa gjykuese vendosi: Konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Anila Leka, me detyrë Prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme”.
Në seancën dëgjimore të datës 4 qershor, relatorja Suela Zhegu u shpreh: Në lidhje me pasurinë ILDKP ka konstatuar se nuk ka fshehje të pasurisë. Nuk ka pasuri të pajustifikuar dhe nuk ka fshehje të pasurisë. Pasuria e prokurores Anila Leka përbëhet nga një apartament në Tiranë dhe një apartament në Golem.

Article Logic
Execution time: 0.0016789436340332