Presidenti Ilir Meta propozoi emrin e Vitore Tushës për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH).
Tusha është anëtare e Gjykatës së Lartë Kushtetuese, dhe anëtare e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) e cila ka kaluar me sukses sitën e vettingut dhe që sipas Metës, është larg çdo angazhimi partiak në të kaluarën.
Tusha është lindur më 26.11.1960 në Tiranë. Diplomuar në vitin 1983 në Fakultetin e shkencave Politike-Juridike, dega Drejtësi. Nga viti 1983 deri në vitin 1990, ka ushtruar detyrën e Përmbarueses Gjyqësore në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe më pas deri në vitin 1992 ushtroi profesionin e avokatit.
Në periudhën 1992-1994 ka ushtruar detyrën e gjyqtares në Gjykatën e rrethit Tiranë dhe në vitet 1994-2001 atë të gjyqtares në Gjykatën e Kasacionit.
Në vitet 1999-2001 ka qenë kryetare e Kolegjit Civil të kësaj gjykate.
Në vitin 1997 merr gradën shkencore “Doktor i Shkencave Juridike”. Në vitin 2004 zgjidhet nënkryetare e Dhomës Kombëtare të Avokatisë.
Nga viti 1986 e në vazhdim ushtron mësimdhënien si lektore e së Drejtës Civile dhe Procedurës Civile pranë Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkollës së Magjistraturës.
Në mars 2008 është emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
Ndërkaq...