INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një grua tjetër kalon Vettingun. Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë rikonfirmohet në detyrë

Një grua tjetër kalon Vettingun. Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë rikonfirmohet në detyrë

Publikuar më: 10:32 25-06-2018

Kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, Brikena Ukperaj rikonfirmomohet në detyrë. Ukperaj kaloi me sukses sitën e Vettingut, duke justifikuar kështu pastërtinë e figurës, formimin profesional dhe pasurinë e saj. Ukperaj është edhe kandidate për në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. Në seancën e mbajtur tre ditë më parë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit bëri me dije se Ukperaj e justifikon pasurinë. Të dhënat tregonin se gjyqtarja Ukperaj zotëronte rreth 247 mijë lekë pasuri përpara fillimit të detyrës në vitin 2006. Në fund të vitit 2016, pasuria familjare e saj kap vlerën e 7.7 milionë lekëve ku pjesën kryesore të rritjes e përbën blerja e një apartamenti. Në vitin 2012, gjyqtarja ka blerë një apartament në Selitë të Tiranës me vlerë 44 877 euro. Burimi i kësaj pasurie është një kredi bankare prej 5 milionë lekësh si dhe 9 mijë euro hua të marrë nga prindërit, shumë e cila rezulton e pashlyer deri në fund të vitit 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0035700798034668