Një grup turistësh shqiptarë janë bllokuar këtë pasdite në kanionet e Holtës në Gramsh.
Fatmirësisht janë shpëtuar 4 turistë, teksa vijojnë kërkimet për tre persona të tjerë.
Dyshohet se një vajzë është gjetur e mbytur.
Dyshohet se shkaku i bllokimit të tyre të jetë rritja e shpejtë e nivelit të ujit për shkak të shirave që kanë rënë gjatë natës dhe përrenjve që derdhen në kanionin e Holtës.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, emergjencat dhe zjarrfiksja. Vetëm nga spitali i Gramshit janë nisur drejt vendit të ngjarjes 3 ambulanca.