INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një guidë dembelësh për ''pastrimet e verës''! Bëjini punët më kollaj kështu

Një guidë dembelësh për ''pastrimet e verës''! Bëjini punët më kollaj kështu

Publikuar më: 16:19 18-06-2018


Por sapo hyni në shtëpi përballeni me realitetin: rroba për t’u larë, enë gjithashtu, ambientet e shtëpisë dhe një sërë gjërash të tjera, sidomos në rastet kur sapo jeni kthyer nga pushimet ku gjithçka është përmbys.
Ndaj duhet një “strategji” për të përballuar të gjithë këtë kaos. Mendojeni kështu:

1. Ngrihuni herët
Edhe nëse nuk jeni një person mëngjesi, zgjojeni veten me ndonjë pije të ftohtë dhe niseni punën gjatë orëve më të freskëta të ditës para se të filloni të gatuani.

2.Pastroni frigoriferin
Mund të jetë detyra më e mirë pasi aty është dhe vendi më i ftohtë. Por shihni se çfarë mund të hiqni dhe të sistemoni dhe kthejeni në funksional sa më parë.

3. Sistemoni gjithçka
Nuk është e nevojshme të bëni një pastrim të kuzhinës nga “koka tek këmbët”. Thjesht bëni një fillim duke çuar gjithçka në vendin e saj. Fillojeni me enët e pastra, rregulloni enët që nuk i përdorni çdo ditë, sidomos ato që i përdorni ekskluzivisht vetëm në verë.

4. Lajeni dyshemenë rregullisht
Jemi pothuajse gjatë gjithë kohës duke ecur zbathur, pasi është shumë nxehtë, për më tepër tashmë ka dhe një mbipopullim me milingona, ndaj mos harroni t’i kaloni një leckë dyshemesë.

5. Përça dhe sundo
Nëse nuk keni fuqi t’i jepni një të pastruar të thellë kuzhinës atëherë ndiq praktikën “ndaj dhe sundo”. Merruni me një zonë të madhe çdo ditë dhe në fund të javës do të keni arritur aty ku duhet.

Article Logic
Execution time: 0.0042581558227539