E keni parasysh atë momentin kur keni humbur në një qytet, takoni rastësisht Leonardo DiCaprio-n në rrugë dhe i kërkoni drejtime? Jo, as ne!
Një çift të moshuarish po vinte vërdallë në Neë York dhe patën fatin të takojnë super-yllin e filmave pa u penguar nga rojet e tij të sigurimit. I vetmi problem është që dukej se nuk ia kishin idenë se kush ishte DiCaprio. Një i pranishëm tregoi se çifti dukej që kishte një problem dhe kështu Leo iu afrua dhe më pas nxorri celularin e tij për t’iu treguar atyre se në cilin drejtim duhej të shkonin. Kjo ia rregulloi ditën dy të moshuarve që shkuan në drejtimin që iu dha aktori 41 vjeçar. Një histori për t’u treguar...sapo të zbulojnë se kush ishte ai djaloshi misterioz dhe i sjellshëm që i ndihmoi.