INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një histori e pafund: Ja çfarë ka hequr Amber nga Johnny

Një histori e pafund: Ja çfarë ka hequr Amber nga Johnny

Publikuar më: 09:19 07-06-2016

As sot nuk mund të mungonin mes nesh problemet dhe skandalet e Johnny Depp dhe Amber Heard.

Aktorja 30 vjeçare duket se çdo mëngjes zgjedh një histori, sipas saj horrori dhe tronditjeje, për të treguar. Bëhet me dije se gjatë periudhës që ajo pretendon se është dhunuar nga Johnny, pra përgjatë gjithë martesës, një herë i është dashur të fshihet në banjon e një avioni. Në vitin 2013 ajo iu bashkua yllit 52 vjeçar për një udhëtim promovues në Japoni për filmin Lone Ranger. Një udhëtim që rezultoi në një katastrofë të vërtetë, pasi ato çka Johnny piu dhe konsumoi e nxorrën jashtë kontrollit. Kështu, Amber e tmerruar u fut në banjo dhe doli vetëm kur avioni u ul në tokë. Dhe të mendosh që ishte vetëm udhëtimi i vajtjes për një film që rezultoi dështim, pale kur Johnny ka marrë vesh rezultatin e box office. Me siguri Amber do na e tregojë një ditë tjetër.

Article Logic
Execution time: 0.0036659240722656