‘Një histori e re nis tashmë’ është ky mesazhi i diktatorit Kim Jong-un gjatë takimit historik me presidentin e Koresë së Jugut.
Një mesazh të tillë diktatori e shkroi në librin e mesazheve në librin e të ftuarve në “Peace House”, ndërtesa 3-katëshe në anën koreano-jugore të fshatit në kufi me Panmunjom, ku ndodhi dhe takimi.
I konsideruar një takim historik, Kim Jong-un premtoi se nuk do t'ia prish më gjumin homologut jugor Moon Jae- sigurisht duke folur këtu për armët bërthamore me të cilat në fakt Peniani kërcënon të gjithë botën.
Vizita historike u mirëprit në Korenë e Jugut. Miliona njerëz ndoqën drejtpërdrejtë momentin kur Kim Jong un dhe Moon Jae-in shtrënguan duart.
Raundi i parë i bisedimeve mes presidentit koreano-jugor Moon Jae-in dhe liderin koreano-verior Kim Jong-un, është mbyllur në “Peace House” të Panmunjom, pas rreth dy orësh.
Dy liderët nuk pozuan së bashku. Kim është rikthyer në Veri dhe pasdite do të jetë sërish në Jug për disa evente të tjera për të finalizuar dhe forcuar besimin reciprok, mes të cilave parashikohet edhe një shëtitje.
Pas bisedimeve të reja, është programuar nënshkrimi i një deklarate të përbashkët dhe darka finale e ofruar nga Moon.