IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Një humbje e madhe për kinematografinë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm [FOTO]

Një humbje e madhe për kinematografinë! Ndahet nga jeta aktori i famshëm [FOTO]

Publikuar më: 21:32 18-05-2020

Aktori i njohur amerikan i cili luajti në filmin “Scarface”, Geno Silva, ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.

Ai luajti rolin e vrasësit të pamëshirshëm që vrau Tony Montana-n në filmin që ka bërë histori në Hollywood.

Silva vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, të cilën s’ka mundur ta përballojë dot më gjatë.

Ai ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Aktori ka ndërruar jetë që më datën 9 të muajit maj, mirëpo lajmi i hidhur u tregua sot nga familjarët e tij për “Hollywood Reporter”.

Geno Silva ka një karrierë të gjatë prej 4 dekadash në teatër, kinema e seriale të shumtë televizive.

Vdekja e tij është cilësuar si një humbje e madhe për kinematografinë.

PRC_151981082.jpg

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034050941467285