Një 21-vjeçar nga Mamurrasi ka kërcënuar ish të dashurën se do të publikonte disa foto nudo nëse ajo nuk i jepte para. I riu Y. Kaçi i bënte presion të herë pas herëshëm vajzës ajo nuk duroi dot dhe e denoncoi në polici. Blutë thonë se Kaçi ndërmjet telefonit i ka kërkuar vajzës me iniciale A. Gj, një sasi vlere monetare në këmbim për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale. Për këtë arsye ata e arrestuan dhe mbi të rëndon vepra penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.