Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Ardenicë të Lushnjes.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka ndërruar jetë drejtuesi i tij, Arian Velçani 28 vjeç.
Sakaq ka mbetur i plagosur pasagjeri që ndodhej në automjet.
Dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë shpejtësia e lartë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendgjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.