INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një imazh sa 1 mijë fjalë: Kë të marrim seriozisht, Ramën apo Kryemadhin? [FOTO]

Një imazh sa 1 mijë fjalë: Kë të marrim seriozisht, Ramën apo Kryemadhin? [FOTO]

Publikuar më: 19:46 20-04-2017

Kur fotot tregojnë më shumë se fjalët!

Monika Kryemadhi lëshoi një deklaratë para disa ditësh, ku u shpreh se kriza politike në vend, konkretisht “sherri” Basha-Rama, i ka kushtuar mijëra vende pune Shqipërisë, mirëpo kjo nuk u prit mirë nga kryeministri Rama. Lidhur me këtë deklaratë të Kryemadhit, ai tha se nuk duhet marrë seriozisht. “Mos i merrni seriozisht ato që thotë Monika, pasi LSI-ja është partnere në koalicion”, u shpreh Rama.

E shpejtë ishte edhe kundërpërgjigja e deputetes së LSI-, e cila publikoi një mori fotosh me biznese të mbyllura që kanë shpallur falimentimin e tyre.

Fill pas përgjigjes që i dha Monika Kryemadhi kryeministrit Edi Rama, vjen edhe karikatura e Bujar Kapexhiut që ilustron më së miri përplasjen e bujshme.

“Po tani?! Këtë merreni seriozisht”, thotë Kryemadhi ndërsa kryeministri mbetet i shtangur me dorën vendosur në mjekër.

Article Logic
Execution time: 0.0037388801574707