INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një investim për veten tonë! Njihuni me përfitimet dhe të mirat që kemi nga udhëtimet

Një investim për veten tonë! Njihuni me përfitimet dhe të mirat që kemi nga udhëtimet

Publikuar më: 13:42 21-11-2018

Ushqimi i shëndetshëm, meditimi, një gjumë i mirë: janë të gjitha këto pjesë e rutinës sonë. Por ne duhet të konsiderojmë që në këtë listën tonë të shtojmë edhe udhëtimet,e cila ofron të mira shëndetësore për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj. Udhëtimet janë shumë të rëndësishme për të gjithë ne. E kemi të nevojshme që të shkëputemi pak nga realiteti, montonia dhe gjërat tona të përditshme që bëjmë. Përpos kësaj që ndikon shumë edhe në shëndetin tonë.

Kohët e fundit shihet gjitmonë e më shumë interesi që njerëzit kanë për udhëtimet dhe për të mësuarin e kulturave të vendeve të tjera. Udhëtimi nuk është diçka luksi apo si ta themi një gjë qefi që mund ta konsiderosh në kohë të lirë. Unë të paktën nuk e konsideroj dhe e mendoj kështu.

Përkundrazi, kur planifikon një udhëtim, është një investim tek vetja, pasi efeketet e udhëtimit janë të mrekullueshme. Për më tepër që është edhe shumë edukative, pra një edukim në vetvete sepse nëpërmjet një udhëtimi t’i mëson për kulturën e një vendi, gjeografinë, historinë dhe sociologjinë në një mënyrë mjaft intensive. Për fat të mirë ‘shkolla e udhëtimeve’ nuk kërkon provim pranues, mjaft që të kesh një dëshirë të madhe.

Njihuni me të mirat dhe përfitimet e udhëtimeve:

- Udhëtimet të ndihmojnë për të kuptuar se kush je

- Udhëtimet të nxjerrin në pah dhe të zhvillojnë aftësiste që ti nuk mendoje se i kishe

- Udhëtimet të ndihmojnë për të mësuar gjuhë të huaja

- Mëson shumë rreth kulturës së një vendi të caktuar

- Udhëtimet kuptojnë aventuara të reja dhe kujtime për t’i mbajtur mend që mund t’ua tregoni edhe nipërve apo mbesave në të ardhmen

- Udhëtimet të ndryshojnë perspektivën për jetën

- Udhëtimet ndikojnë në kreativitetin tuaj

- Redukton stresin

- Të bën më të hapur ndaj gjërave, njerëzve dhe fenomeneve të ndryshme

- Të bën të ndihesh i lumtur dhe më i gjallë

I lexuat të gjitha këto? Çfarë je duke pritur?! Fundjava është duke ardhur, planifiko një udhëtim dhe shikoje si një investim në vete.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781