“Një jetë me grafikën” është një ekspozitë e cila i dedikohet profesor Pandi Mele. Ekspozita përmban një nga koleksionet më të mira të artistit. Grafika është realizuar në teknikatë ndryshme si linelum, zingografi, akuatinta e shumë teknika të tjera.
Këto vepra janë ekspozuar sot për herë të parë për publikun pasi ato kanë qenë në studion e piktorit. Pikturat janë që në periudhën kur ishte student në Rusi në vitin 1958 e deri në vitin 2014.
“Kjo është një ide që nuk ka lindur tani, ka lindur që pas vdekjes të profesorit. Ne kemi pasur gjithmonë një ide së bashku me dekanin Ardian Isufin, të dy bashkë kemi vendosur që të krijonim një ekspozitë, por që të kishte brenda si aspektin historik edhe ate didaktik pasi na shërben edhe për studentët”- tha Petraq Papa, zv dekan i universitetit të arteve dhu kurator I ekspozitës në intervistën për In Tv.
“Emri simbolizon një gjë shumë të madhe, ky është autori më i rëndësishëm në Shqipëri i grafikës.Kjo është një ekspozitë retrospektivë, pra do donim që takujtonim patjetër, por jo thjeshtë kujtim se si e mbajmë ne mend profesor Pandin por ta kujtojnë studentët që vazhdojnë për të kuptuar mënyrën se si proçedon kjo punë”- shtoj më tej z. Papa.
Në fund profesor Papa u bëri një ftesë të gjithë studentëve që studiojnë për grafikë që ta studiojnë sepse është për të kuptuar mënyrën se si proçedohet për të realizuar diçka.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri me datë 10 shkurt në galerinë Fab.