Kendall Jenner dhe Harry Styles janë përsëri së bashku?!
Çifti i njohur që na ka mësuar me marrëdhënien e tyre “brenda dhe jashtë” duket se e ka rindezur llambën e dashurisë. Ata fillimisht janë frekuentuar së bashku në vitin 2013, ndërkohë që edhe më parë gjatë këtij viti përjetuan një arratisje romantike në Karaibe. Epo, duket se artisti britanik dhe modelja bukuroshe nuk kanë të ngopur me njëri-tjetrin pasi janë parë së fundmi të shijojnë një takim në Los Angeles. Burime pranë People bëjnë me dije se dyshja po e rifillon lidhjen aty ku e la herën e fundit dhe Kendall është shumë e lumtur për këtë fakt. Të mendosh se vetëm 1 javë më parë shfaqej kudo përkrah reperit ASAP Rocky.