INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kampion i ri Schumacher ishte sot në F1 [FOTO]

Një kampion i ri Schumacher ishte sot në F1 [FOTO]

Publikuar më: 15:14 30-07-2016

Formula 1 është në fazën e saj më të nxehtë, ku diferenca mes vendit të parë që mbahet nga Leëis Hamilton dhe vendit të dytë që mbahet nga Nico Rosberg, është vetëm 6 pikë. Ditën e sotme janë zhvilluar edhe provat zyrtare për Çmimin e Madh të Gjermanisë, ku në Pole position u ngjit gjermani Rosberg, në vendin e dytë rivali i tij Hamilton dhe në vendin e 3-të Daniel Riçiardo.

Mirëpo në provat e garës së makinave më të shpejta në botë, ishte një i ftuar special, djali i Michael Schumacher. Mick Schumacher është 17 vjeç dhe aktualisht garon në Formula4 dhe shumë shpejt pret të arrijë hapat e babait të tij, 7 herë fituesit të Formula1. Mick e nisi karrierën e tij në vitin 2008, fillimisht në garat me makinat e vogla “Karting” dhe për të shmangur vëmendjen për shkak të emrit të madh të babait të tij, ai përdori mbiemrin “Betsch”.  Mick ishte i ftuari i F1 në shtëpinë e tij në Gjermani, në pistën e Hockenheim, ku do të mbahet edhe gara e fundit e Europës në F1 për këtë sezon.

Ai vizitoi të dyja skuderitë me të cilat ka garuar i ati, Ferrarin dhe Mercedes Mc Laren dhe ka postuar një foto me pilotin e Ferrari, gjermanin Sebastian Vettel. Shpresojmë që Mick ta mbajë lart emrin e madh që ka krijuar babai i tij. 

Article Logic
Execution time: 0.0038280487060547