INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një karantinë e ëmbël/ VIP-at shqiptarë që po presin të bëhen prindër

Një karantinë e ëmbël/ VIP-at shqiptarë që po presin të bëhen prindër

Publikuar më: 20:25 08-04-2020

Prej një muaji qytetarët janë vetëkarantinuar në shtëpitë e tyre, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe mes tyre janë edhe personazhet e famshëm. Disa prej tyre po kalojnë një karantinë të ëmbël pasi shumë shpejt do bëhen prindër për herë të parë, të dytë apo të tretë. Ky fakt e ka bërë karantinën e tyre edhe më të bukur dhe çdo çast më të çmuar.

Pak kohë më parë “revistawho” zbuloi se Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi janë në një lidhje. Shumë shpejt u mësua edhe lajmi i bukur se ata do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e konfirmoi sot prezantuesja e cila postoi një foto krah Kledit dhe i uroi ditëlindjen me një dedikim të veçantë.


Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi po presin të bëhen me një vajzë. Gjininë e bebes Jonida e zbuloi gjatë “Top Talent” teksa nuk kanë munguar as fotot me barkun e rrumbullakosur. Jonida ka treguar se ata e kanë zgjedhur emrin që do i vendosin princeshës së tyre por do ta zbulojnë atë kur ajo të vijë në jetë.


Klea Huta dhe Elgit Doda pas martesës së tyre në Marok konfirmuan edhe lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Klea ka publikuar vetëm një foto me barkun e rrumbullakosur teksa është zbuluar se çifti i artistëve do të bëhen me djalë.


Reperi Mc Kresha dhe partnerja e tij Erzina do të bëhen me një vajzë së shpejti. Lajmi i ëmbël u zbulua gjatë dasmës së tyre ndërsa tani Erzina është në muajt e fundit të shtatzënisë dhe çifti mezi po pret të marrin në krahë vogëlushen e tyre.


Kastro Zizo do të bëhet baba për herë të tretë. Lajmin e ka konfirmuar edhe këngëtari i cili ka postuar foto të partneres me barkun e rrumbullakosur duke u shprehur shumë i lumtur për pritjen e ëmbël.


Erion Isai gjatë një interviste për “E diela shqiptare” zbuloi se do të bëhet baba për herë të dytë. Kryetari i Bashkisë Kolonjë dhe artisti nuk e ka zbuluar ende gjininë e fëmijës që do vijë në jetë por padyshim vajza e tij është shumë e lumtur që do bëhet me motër ose vëlla.


Këngëtarja nga Kosova, Ryva Kajtazi gjithashtu po pret të bëhet nënë për herë të dytë. Lajmin e ëmbël Ryva e zbuloi në ditëlindjen e saj duke u shprehur se kjo është dhurata më e shtrenjtë për të./revistawho.com

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934