INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një këngë e mbetur në sirtar. Ja cila është prezantuesja që donte të bëhej këngëtare [FOTO]

Një këngë e mbetur në sirtar. Ja cila është prezantuesja që donte të bëhej këngëtare [FOTO]

Publikuar më: 13:38 15-05-2016

Gjatë intervistës dyshe këtë javë me Albën  në Gossip Girl, dy prezantueset Brunilda Lahe dhe Stela Kotri , treguan disa nga eksperiencat e tyre si kolege por dhe disa të pathëna si mike.

Brunilda shprehu se i pelqen puna si prezantuese por njëkohësisht u ndje shumë mirë dhe kur u tërhoq për pak kohë nga ekrani për të punuar në produksion dhe në prapaskenë. Stela nga ana tjetër tha se të bëjë makeup-in vetë, është dicka e përditshme për të dhe madje ajo e realizon atë shumë profesionalisht. Shumë pak veta e dinin se Stela, krahas gazetarisë dhe prezantimit, kishte pasion muzikën, arsye për të cilën realizoi dhe një kënge vite më parë por që nuk është publikuar kurrë. Dy mikeshat dhe ish koleget dikur në Vizion Plus, deklaruan se është vështirë të kesh mikesha brenda të njëjtit profesion e televizion pasi ka shumë konkurencë por ato, edhe tani pas disa vitesh, janë të lumtura që bëjnë përjashtim nga ky fakt!

Article Logic
Execution time: 0.0033941268920898