INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një këngëtare shqiptare

Një këngëtare shqiptare "vendase" iu bashkohet Duas, Bebes dhe Erës për të pushtuar Moskën [FOTO]

Publikuar më: 09:50 26-07-2017

Plot 4 këngëtare shqiptare, dhe se kemi fjalën vetëm për ato që performojnë nëpër botë, do të performojnë në një nga festivalet më moderne të muzikës në Moskë.

Bëhet fjalë për Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi dhe Arilena Ara, të cilat janë përzgjedhur për të marrë pjesë në festivalin “Evropa Plus”. Lajmi është bërë i ditur nga sajti zyrtar i eventit, i cili ka listuar artistët që do të performojnë. Duket qartë nga foto e mëposhtme që Dua, Bebe dhe Era konsiderohen në radhën e emrave big të “Evropa Plus”, dhe e vetmja këngëtare e huaj që duket se u bashkohet në status është Oceana. Gjithashtu është interesant fakti që Arilena ia ka dalë të çajë në këtë radhë emrash, pasi kujtojmë se kënga e saj “Nëntori” njohu sukses ndërkombëtar, kryesisht në vendet sllave e duke arritur deri në Rusi. Dhe duket se ajo është pikërisht emri i radhës nga skena shqiptare e muzikës që do të bëhet një emër ndërkombëtar në muzikë.

evropa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.00388503074646