INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kompeticion i ri i UEFA-s pritet të nisë me 32 ekipe

Një kompeticion i ri i UEFA-s pritet të nisë me 32 ekipe

Publikuar më: 13:00 11-09-2018

Andrea Agnelli u shfaq në Asamblenë e Përgjithshme të ECA (Shoqata e Klubeve Europiane) dhe ka raportuar se ka marrë “dritën jeshile” nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s për të futur një kompeticion të tretë europian në futboll, plus Ligës së Kampioneve dhe “Europa League”.

“Në pritje të vendimmarrjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, ne si shoqatë kemi marrë “dritën jeshile” për të prezantuar një kompeticion të tretë europian për klubet, duke llogaritur një total prej 96 klubesh në sezonin 2021-2022”, – shpjegoi presidenti i Juventusit në Asamblenë e Përgjithshme të ACE.

Sipas “Sport Bild”, ky komepticion i ri europian do të zvogëlojë numrin e klubeve nga kontinenti ynë, që marrin pjesë në “Europa League”. Pra, nuk do të preket Champions-i. Ky reduktim do të ndodhë nga 48 deri në 32 ekipe, duke pasur të njëjtin numër si në Ligën e Kampionëve.

Ky kompeticion i tretë, për të cilin ende janë në kërkim të emrit, do të ketë përbërjen e 32 ekipeve nga një total prej 96 ekipesh europiane, që marrin pjesë në garat kontinentale. Edhe pse detaje të mëtejshme mbi sistemin e vlerësimit për këtë kompeticion të tretë europian për klubet janë të panjohura, duket se në parim është rënë dakord që në sezonin 2021-2022 te kemi një garë të trefishtë të UEFA-s.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158