Ajo gjithmonë ka ditur si të na bëjë krenarë duke pëfaqësuar denjësisht Shqipërinë në këto aktivitete. Peshëngritësja shqiptare Romela Begaj ëshët shpallur kampione bote në peshëngritje për femra, në stilin e shkëputjes për peshat 69 kg. Romela ngriti 107 kg, duke lënë pas vetes të gjitha rivalet e saj. mNë provën e parë, Begaj ngriti 103 kg, më pas 105 dhe në provën finale 107 kg. Romela ka fituar dy medalje në Botërorin e Peshëngritjes që po mbahet në Amerikë. Kështu kemi fituar edhe ne bashkë me të këto çmime pasi Begaj na ka bërë të gjithëve krenarë.