Mediat ndërkombëtare vërshuan nga moria e lajmeve për çiftin Justin – Hailey, pasi ishin fotografuar duke bërë debat në një park.
Të gjithë mediat aludonin për një krizë, duke e lidhur këtë fakt edhe me idenë se periudha e vështirë e depresionit që Justin po kalon mund të ketë ndikuar.
Por, pikërisht për të hedhur poshtë këto thashetheme çifti është shfaqur nën rrezet e diellit dhe pranë oqeanit, duke kaluar një kohë të mrekullueshme pranë krahëve të njëri-tjetrit.
Hailey e kombinuar me rroba banjo në ngjyrën rozë dhe vathë si të vetmit aksesorë, kishte me vete edhe qenushin e saj.
Ndërsa kurrizi i Bieber ishte mbuluar nga shenja të errëta, që ngelen nga teknika e vendosjes së gotave dhe të thithjes, një nga më të përdorurat nga yjet e Hollivudit.
Ky trajtim të ofron qetësi dhe ndihmon në problemet me dhimbjet dhe presionin e gjakut.
Më pas Hailey reagoi përmes një postimi në Insta Story, që duket se ishte lidhur me krizën në çift, ku shkroi:
“Mos besoni se çfarë lexoni në internet njerëz. Lajm i rremë”.