Kryeministri kanadez Justin Trudeau njihet si një person shumë karizmatik dhe sportiv.
Madje me thjeshtësinë e tij ai ka fituar admirimin e shumë prej liderëve botërorë përfshirë edhe kancelaren Merkel.
Por së fundmi me një tjetër veprim shumë romantik Trudeau tërheq vëmendjen e botës.
Një postim kushtuar gruas së tij me rastin e ditëlindjes. Dhe sigurisht një foto ku ai e puth me shumë dashuri shoqen e tij sic e quan edhe kryeministri.
“Gëzuar ditëlindjen, për gruan dhe mamin e mrekullueshme. Jam me fat që ti je shoqja ime më e mirë. Ja një vit tjetër me aventura së bashku”, shkruan kryeministri në postimin e tij.