INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kryeqytet drejt zhdukjes…

Një kryeqytet drejt zhdukjes…

Publikuar më: 16:38 03-05-2019

Kryeqyteti indonezian Xhakarta do të zhduket nën ujë brenda vitit 2050.

Kjo si pasojë e trafikut shumë të rënduar që po e fundos dita – ditës dhe një popullsi prej 10 milion banorësh. Autoritetet në vend po kërkojnë një kryeqytet të ri.

Presidenti i Indonezisë po projekton transferimin e kryeqytetit të vendit, i cili ndodhet në një prej ishujve më të rëndësishëm dhe më të populluar të arkipelagut indonezian.

Arsyet e këtij vendimi drastik janë infrastrukturat e ishullit të cilat janë në kufijtë e tyre dhe nuk mund ta mbajnë më kryeqytetin.

Në fakt Xhakarta po fundoset në oqean me një ritëm të tillë sa parashikohet se brenda vitit 2050 ai do të zhduket i tëri nën ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0035619735717773