Presidentit rus, Vladimir Putin i është krijuar edhe një tjetër varr, në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, i cili njëherësh është vendi ku ka lindur presidenti rus.
Një grup i ashtuquajtur, Pyatnistsa (e premtë), ka postuar në rrjetin social, Telegram një fotografi, duke u tallur me varrin e Putinit me mbishkrimin, “Një kufomë politike e Federatës Ruse”.
Ende nuk është bërë e qartë se ku saktësisht është vendosur varri në Shën Petersburg.
“Duket se është bërë traditë në Rusi që zhgënjimi të shprehet në këtë mënyrë për presidentin. Protestë e pafund. Shën Petersburg, 2019”,- ka shkruar ky grup në Telegram.