INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një kurë për obezitetin? Krijohet pajisja 1cm që vendoset në stomak

Një kurë për obezitetin? Krijohet pajisja 1cm që vendoset në stomak

Publikuar më: 11:28 19-12-2018

Shkencëtarët kanë krijuar një pajisje 1cm që i bashkëngjitet stomakut duke i dhënë sinjale trurit se është plot, me anë të zhurmave të buta të energjisë elektrike. Implanti aktivizohet kur stomaku natyrshëm fillon të marrë ushqimin. Kjo gjeneron impulse elektrike që i dorëzohen nervit vagus, i cili çon sinjalin në tru. Ky I fundit mendon se stomaku është plot pasi ka marr vetëm disa kafshata ushqim. Testet e kryera te minjtë treguan se pajisja reduktoi konsumin e ushqimit me një të tretën dhe i bëri ata të humbnin 38 për qind të peshës së trupit pas vetëm 15 ditëve. Gjysma e minjve në studim kishin pajisjen kirurgjikale në sipërfaqen e stomakut të tyre. Ajo u bashkangjit në nervat e tyre vagus përmes një pjesëze të veshur me ar. Stimulimi i nervave vagus të minjve u mat nga elektroda. Ndryshe nga një bypass stomaku, pajisja mund të hiqet lehtësisht. Inxhinierët në Universitetin e Wisconsin-Madison, të cilët u drejtuan nga Dr Xudong Wang, zhvilluan pajisjen. Wang tregon se pajisja e re nuk krijoi shqetësime te minjtë dhe mbeti në një pozicion fiks gjatë gjithë kohëzgjatjes së studimit. Ajo është patentuar përmes Fondacionit kërkimor Wisconsin Alumni dhe studiuesit shpresojnë që ta testojnë atë në kafshë të tjera më të mëdha para se të shkojnë tek njerëzit. Obeziteti prek rreth 93.3 milion të rritur në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Në Mbretërinë e Bashkuar, rreth një në katër të rritur, dhe një në pesë fëmijë të moshës 10 deri 11 vjeç, janë obezë, tregojnë statistikat e NHS.

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715