INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lagje 3D në Holandë, të dizejnosh e të printosh shtëpinë

Një lagje 3D në Holandë, të dizejnosh e të printosh shtëpinë

Publikuar më: 17:31 14-06-2018

Holandezët nuk mjaftohen të bëjnë realitet thjesht një shtëpi 3D.

Për herë të parë në botë në Holandë do të ndërtohet një lagje ku të gjitha banesat do të jenë të stampuara në teknologjinë 3D.

Ndërtimi i lagjes në qytetin Eidenhoven pritet të nis vitin që vjen. Në Eindhoven, printera masivë të betonit po zëvendësojnë muratorët.

Fillimisht mendohet të ndërtohen 5 shtëpi. E para do të jetë një vile njëkatëshe 95 metra katrorë.

Lagjja pritet të jetë e banueshme nga mesi i vitit 2019, por i gjithë projekti do të përfundojë brenda 5 viteve.

‘Ne e pëlqejmë pamjen e shtëpive dhe besojmë se ky inovacion është dizajni i së ardhmes. Ne tashmë jemi duke parë mundësinë që njerëzit të ecin shumë hapa para, të dizejnojnë shtëpinë e tyre dhe ta printojnë atë. Po ashtu do t’u jepte mundësia të personalizojnë banesën e tyre’ u shpreh Van Gurp një nga arkitektët e projektit.

Ai shtoi se në pak vite rreth 5 % e shtëpive do të jenë në 3D.

Kujtojmë se në Holandë, shpjegojnë ekspertët, ka mungesë të muratorëve dhe pjesa më e madhe e njerëzve punojnë jashtë, dhe banesat 3D janë një zgjidhje e së ardhmes.

Article Logic
Execution time: 0.0034980773925781