Një lajm aspak i mirë vjen nga Strumica ku në mbrëmje pritet të luhet sfida deçizive me Maqedoninë. Mësohet se gjatë qëndrimit në Hotel, është helmuar nga ushqimi mesfushori me tipare sulmuese Eros Grezda i cili ka humbur të gjitha shanset për të qenë sot në fushë në këtë përballje. Një penalizim kjo për kombëtaren duke parë se Grezda ishte ndër më të mirët në fushë në përballjen me Lihtenshtejnin, shkruan Supersport. Ndërkohë në pritje të formacionit zyrtare, mendohet se Panucci do të bëjë 3 ndryshime në formacion këtë mbrëmje teksa në fushë do të zbresë kjo 11-she:
Berisha, Hysaj, Mavraj, Ajeti, Agolli; Kukeli, Abrashi, Memushaj, Hyka, Roshi e Sadiku.