INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lajm i mirë për të paralizuarit, shkenca krijon sensorin që do ti jap fund paralizës [VIDEO]

Një lajm i mirë për të paralizuarit, shkenca krijon sensorin që do ti jap fund paralizës [VIDEO]

Publikuar më: 14:03 04-04-2017

Një lajm i mirë vjen për të gjithë personat e paralizuar, fale një shpikje te fundit ata mund të lëvizin përsëri.
Shkencëtaret kane arritur të krijojnë një sensore inteligjent që vendoset në kokë dhe në krahë. Me ndihmën e tij gjymtyrët e dëmtuara mund të kontrollohen përsëri nëpërmjet mendimeve.
Ajo çka është e mahnitshme në këtë pajisje është fakti se ajo anashkalon kordonin e dëmtuar në shtyllën kurrizore dhe e lejon personin ti lëvizë përsëri gjymtyrët.
Transplantimi i parë u realizua tek një burrë i cili ishte i paralizuar nё pjesën e shpatullave për rreth një vit, si pasojë e një aksidenti me biçikletë.
Ai iu nënshtrua një operacioni për të instaluar sensorët në korteksin motorik të trurit, pjesën përgjegjëse për lëvizjen e gjymtyrëve.
Gjatë katër muajve te pare, ai arriti të përdorë sensorët për të kontrolluar një krah 3D virtual, dhe më pas realizoi dhe një tjetër operacion për të instaluar 36 elektroda në krahë.
Këto elektroda nxisnin një stimulim elektrik tek muskujt e shpatullës, dorës dhe bërrylit të tij. Tani ai mund te lëvize serish gjymtyrët, duke i komanduar njësoj si me pare.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035250186920166