INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një leksion dashurie për Ermal Metën: U ndieva i vogël...

Një leksion dashurie për Ermal Metën: U ndieva i vogël...

Publikuar më: 11:23 18-02-2018

Vetëm një javë pasi Ermal Meta dhe Fabrizio Moro fituan festivalin e Sanremo ata janë sërish në qendër të vëmendjes.

Të shtunën mbrëmë ata ishin të ftuar në emisionin ‘C’e posta per Te’ e prezantueses së njohur Maria de Filippi.

Në një mbrëmje të mbushur me emocion, Ermal Meta i prekur nga historia e familjes së ftuar në studio e cilësoi një leksion dashurie që pse jo shumë shpejt mund të shndërrohet në një produkt muzikor.

Një baba i cili ishtë përballur me sëmundjen e tumorit dëshironte t’i kthente buzëqeshjen gruas dhe vajzave të tij , pas shumë ditësh e netësh vuajtje. Dhe pikërisht fituesit e Sanremo ishin dhurata për to.

Në mbrëmjen e mbushur me plot emocion dhe dhembje kantautori shqiptar jep mesazhe të forta dashurie duke prekur publikun Italian.

‘Besoj se duhet shumë kurajo për të përballuar shumë gjëra, kjo ishte një leksion dashurie dhe jam i sigurt që do  të shndërrohet në një këngë. Besoj se Giusepe ia doli jo vetëm falë vetes por edhe falë krahëve të familjes. Sot u ndieva i vogël dhe fundja para dashurisë të gjithë jemi të vegjël’ u shpreh Ermal Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109