INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një letër prekëse për Astori, ‘Më prit dhe do të pijmë një gotë vere’

Një letër prekëse për Astori, ‘Më prit dhe do të pijmë një gotë vere’

Publikuar më: 17:24 05-03-2018

Ndarja e papritur nga jeta ditën e djeshme të kapitenit të Fiorentina Davide Astori preku të gjithë botën e futbollit dhe jo vetëm.

31-vjeçari u gjet pa jetë në një dhomë hoteli në Udine ku priste të luhej edhe ndeshja e radhës.

Dhe një ditë më pas miqtë e tij të skuadrës dhe jo vetëm ende e kanë të vështirë ndarjen me të.

Një nga letrat dhe fjalët emocionuese që po bëjnë xhiron e botës është pikërisht letra e shkruar nga mbrojtësi serb i Chievos Tomoviç. Fjalë të ndjera ku Tomoviç i kërkon ta pres dhe sërish do të pijnë një gotë vere’

‘Davide, miku im… Ka shumë pak gjëra për të thënë. Ke qenë një person special. Ka qenë kënaqësi të luaja krah teje dhe të isha miku yt. Davide, ishe një nga personat më inteligjentë që kemi parë. Dua të them se do shihemi sërish dhe do të pijm♪ nga një gotë verë së bashku. Do të më pëlqente vërtetë që ti të më prisje, kur të vijë momenti im’ shkruan Tomoviç i cili ka luajtur dy sezone me Astori te Fiorentina.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040631294250488