Një studente e lënë në koma nga një aksident i tmerrshëm me makinë shpëtoi nga një mrekulli pasi lëvizi gishtin e madh të këmbës disa moment përpara se doktorët të fiknin aparaturën që e mbante në jetë.
Sam Hemming vuajti dëme të mëdha në kokë kur makina me të cilën po ecte me të dashurin e saj u aksidentua keq, duke e lënë trurin e saj të vdekur pa shpresë për rikuperim.
Përplasja e fortë bëri që koka e saj të përplasej me dritaren, duke këputur veshin e majtë dhe duke thyer katër kocka në qafën e saj.
Por pavarësisht dëmeve, 22-vjeçarja e diplomuar për Drejtësi i dha një shenjë doktorëve dhe lufton deri në frymën e fundit.