Duket se për Calvin Harris nuk është ende shumë vonë për një romancë vere.
Ai së fundmi është fotografuar krah për krahu me aktoren bukuroshe Eiza Gonzalez. Ata nuk kanë bërë një koment mbi marrëdhënien e tyre por burime pranë dyshes rrëfejnë se ata janë shoqëruar së tepërmi kohët e fundit. UsËeekly tregon se kjo është një lidhje e re dhe si muzikanti 32 vjeçar dhe meksikania 26 vjeçare duan ta mbajnë gjithçka në hije. Më parë emri i Calvin ishte lidhur me Tinashe me të cilën kishte bashkëpunuar më parë, por zërat nuk gjetën baza. Ajo vetë e mohoi në më shumë se 1 rast lidhjen me producentin skocez.