INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një lidhje që nuk ishte edhe aq perfekte. Ja çfarë thotë Roza Lati për Stinen [VIDEO]

Një lidhje që nuk ishte edhe aq perfekte. Ja çfarë thotë Roza Lati për Stinen [VIDEO]

Publikuar më: 13:24 25-05-2016

Lidhja Roza- Stine duket se do t’i përndjekë përgjithmonë edhe partnerët e tyre aktualë sepse vazhdon të përflitet ende për të dy.

Edhe pse tashmë mes tyre nuk ka më asgjë, përsëri gjatë bisedës së bërë mes Rozës dhe Orindës në emisionin “Vizioni i Pasdites”  lidhja me Stinen ishte pjesë e  kësaj bisedë, shoqëruar në sfond me listen e këngëve të saj të preferuara,  ku Roza ka rrëfyer mjaft gjëra që nuk i dinit për ata të dy. 

"Ne nuk jemi  më bashkë. Morëm pjesë në një spektakël kërcimi ku vinte edhe partnerja e tij  të cilën e kam mike në Facebook. Me Stinen jam lidhur në periudhën e tij më të suksesshme, por ka qenë një lidhje e vështirë, pak si shumë e vështirë. Nesti ishte 26 vjeç atëherë  ndërsa unë 17.

Nuk mund të lidhesh me një djalë 26 vjeçar  që është në kulmin e karrierës, një djalë simptatik që i shkojnë të gjitha vajzat nga pas. Një djalë, i cili ka qenë lehtësisht i shpërqendrueshëm ndonëse mua më kishte përzemër. Kemi patur shumë përplasje dhe njerëzit e tjerë nuk na linin rehat. Ne bëmë tre vjet të lidhur. Unë nuk jam fare  për lidhjet e prishura që mund të ribëhen”- është shprehur Lati. Gjithashtu ajo u shpreh se tashmë është dikush në jetën e saj.

“Femrat e harrojnë atë që kanë patur kur gjejnë një dashuri tjetër dhe unë e gjeta pas shumë kohësh. Është dikush që ma çon një mesazh “Mirëmëngjes zemra ime”, jemi miq si kemi trashur shumë telat, por ne femrat kemi nevojë për vëmendje, megjithatë nuk e kam bërë publike sepse nuk fillojnë e marrin vesh njerëzit nisin e ndërhyjnë,”-ka rrëfyer Roza. Megjithatë, fakti që ende flitet për ata të dy, tregon se kanë qenë vërtet një çift simpatik dhe  do dukeshin ende  të tillë po të ishin përsëri bashkë.  

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994