INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Një Ligë e Kampionëve për Ballkanin, por pa skuadra shqiptare

Një Ligë e Kampionëve për Ballkanin, por pa skuadra shqiptare

Publikuar më: 09:13 20-07-2016

Sipas medieve serbe, UEFA nga viti 2017 do ta organizojë Ligën e Kampionëve në Ballkan

Sipas gazetës serbe “Blic”, pjesëmarrëse në këtë garë pritet të jenë 12 skuadra, me Serbinë dhe Kroacinë që do ta kenë numrin më të madh të pjesëmarrësve, tre ose katër, transmeton Lajmi.net.

Gjithnjë sipas Blic, Bosnja pritet të përfaqësohet me dy skuadra, ndërsa Mali i Zi, Sllovenia dhe Maqedonia me nga një.

Sigurisht se këtu mund të jetë edhe një skuadër nga Kosova, megjithatë mediat serbe nuk e kanë përfshirë.

Kjo pritet të shihet kur gjërat të qartësohen edhe më shumë në vazhdim.

Flitet se kampioni i kësaj gare do të shkojë direkt në Ligën e Kampionëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502