INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Një lloj xhelozie', Reperët e njohur tregojnë për herë të parë konfliket që kanë patur me grupin “West Side Family”

'Një lloj xhelozie', Reperët e njohur tregojnë për herë të parë konfliket që kanë patur me grupin “West Side Family”

Publikuar më: 10:29 21-11-2019

“2Die4" ka qenë grupi i parë në Shqipëri që solli muzikë hip hop me tekste që tregonin realitetin në Shqipëri. Ata janë të njohur për shumë hite, veçanërisht për këngën “Më pëlqen”. 

Të ftuar këtë të mërkurë në “Soirée” me Jonida Shehun në Top Channel ata kanë folur për periudhën e tyre ku kanë fituar famën dhe se pse kishin vendosur që të largoheshin nga tregu.

Duke qenë se sot reperët bëjnë diss-e të vazhdueshme për njëri-tjetrin, Jonida Shehu I ka pyetur se ata në atë kohë a bënin diss-e për dikë dhe a kishin konflikte.

Grupi i njohur 2Die4 ka treguar se kishin përplasje me West Side Family dhe shpesh shiheshin si rivalë në muzikë.

“Më kujtohet grupi West Side Family në atë kohë në vitet 99’-2000. Nuk kemi patur konflikt direkt, por në një festival ne në atë kohë nuk na ftuan, ata I ftuan. Lindi dashur pa dashur një lloj xhelozie. Unë më vonë jam shoqëruar, i kam takuar dhe kam respekt për çunat, sidomos për Dr.Florin, shpirti iu prehtë në paqe.

Ata tanimë kanë treguar se çdo gjë mes tyre shkon shumë mirë dhe nuk bënin diss-e për të fituar emër

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0039119720458984