Tashmë ajo Tuna energjike e skenës është kthyer në një super mama.
Këngëtarja po e shijon në maksimum të bërit nënë duke iu përkushtuar totalisht vogëlushit Tian. Ky i fundit , edhe pse ende i vogël, arrin ta bëjë mjaftueshëm rrëmujë shtëpinë me lodrat e tij. Dhe në vend të fotove hot që dikur shihnim Tunën të postonte, sot shohim foto me Tian apo duke rregulluar rrëmujën që ai bën. Tashmë vogëlushi është është kthyer në prioritetin e mami Tunës dhe babi Patrisit.